17.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Dedikimi i fitores dhe viti i vështirë, Chiesa: Ky triumf shkon për Viallin, jam rikthyer

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa i ka dedikuar fitoren ndaj Udineses legjendës së futbollit që ndërroi jetë pas ditë më parë, Gianluca Viallin. Në fjalën e tij pas sfidës, Chiesa nuk lë pa përmendur edhe vitin që la pas, i cili ka qenë shumë i vështirë në të, pasi dëmtimet nuk e lanë të tregonte veten.

“Dedikimi- Kjo fitore është për Gianluca Vialli. Ai ishte një person i madh, unë pata fatin ta takoj në jetën time.

“Ishte një vit shumë i vështirë për mua. E kam hedhur pas shpine, tani jam i përqendruar në fushë dhe duhet të punoj më shumë për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme. Nuk e nisëm mirë, por tani ne jemi në rrugën e duhur” – Tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x