16.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes.

Deklaratën e tillë, Kurti e ka dhënë gjatë një konference për media, të premten, në Prishtinë.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka thënë se në qendër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

“Unë besoj që kjo është e mundur, sepse besoj në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin, për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç e ka thënë presidenti Biden, ashtu siç e dëshirojmë ne, ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin”, tha Kurti.

Ai shtoi se problemi për t’iu qasur një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndron te Beogradi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x