6 janari shënon Ditën e Ujit të Bekuar për besimtarët ortodoksë, si një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare të këtij komuniteti.
Ceremonia e kësaj dite të shenjtë filloi që prej mëngjesit tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, me mbajtjen e meshës së rastit dhe me bekimin e ujit. Më pas Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi me kryqin në dorë dhe tingujt e kambanave përshkoi rrugën drejt shatërvanit në lulishten “Vangjush Mio” nga ku bëri hedhjen e kryqit në ujë.
Edhe pse temperaturat kanë qënë të ultëta të rinjtë, mes të cilëve edhe një vajzë nuk kanë nguruar të hidhen në ujin e shatërvanit për të kapur kryqin, simbolin e kësaj dite.
Kryqi u gjet nga i riu Ervis Rakipi, i cili nuk e ka herën e parë që garon për të kapur kryqin në një ditë të bekuar si kjo.
Pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar janë bërë qindra besimtarë ortodoksë të cilët kanë përcjellë edhe urimet e tyre në këtë ditë të bekuar.
Pas hedhjes së kryqit besimtarët ortodoksë mbushën shishet me ujin e bekuar në shenjë mbarësie për familjet e tyre.


- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025