14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Apeli i Posaçëm lë në burg Bledar Lilon, ish-truproja i Rezart Taçit insiston se nuk ka dorë në pastrimin e parave

Bledar Lilo, shofer dhe ish-truprojë e Rezart Taçit, do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur përsëri sot Gjykata e Posaçme e Apelit, duke mos pranuar të ndryshojë masën e sigurisë, pavarësisht insistimit të Lilos.

Ai u arrestua muaj më parë, me akuzën e “Pastrimit të parave”, si i përfshirë në një skemë ndërkombëtare bashkë me biznesmenin e naftës. Mirëpo, në gjykatë Bledar Lilo ka insistuar se nuk ka dorë në këtë veprimtari dhe ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

I akuzuari ka thënë se është vetëm shofer, por argumentet e tij nuk janë pranuar nga togat e zeza dhe në këto kushte, Bledar Lilo do të qëndrojë në masën aktuale të sigurisë “Arrest në burg”, dhënë më herët nga shkalla e parë e drejtësisë me kërkesë të SPAK.

Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe shoferi i biznesmenit në kërkim Rezart Taçi, sipas SPAK, janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”.

Mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Dy personat e mësipërm ishin të vetmit që u prangosën në Shqipëri, ndërsa vetë Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kontabilisti Fabio Petruzzella, dyshohet se ka vendosur më shumë se 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi në Itali. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi. Në këtë skemë të madhe mashtrimi janë përfshirë në total katër shtetas të huaj, tre italianë dhe një zviceran.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x