Mediat italiane kanë publikuar një lajm këto ditë mbi një ngjarje që ka përfshirë komunitetin shqiptar në ishullin e Siçilisë. Një sherr mes një familjeje shqiptare dhe një familjeje marokene është bërë lajm deri edhe në mediat kryesore të Italisë. Të cilët e kanë titulluar “Romeo dhe Zhuljeta e Siçilisë mes shqiptarëve dhe marokenëve”.
Sipas lajmit që publikon La Repubblica, gjithçka nisi nga inati që familja shqiptare e një vajze 18 vjeçare, ka refuzuar dashurinë e tij me një djalë 20 vjeçar maroken.
E ky inat ka sjellur një sherr masiv ndërmjet dy palëve, sa është dashur të hyjnë karabinierët e kazermës së
Biancavilla, në zonën e Katanias, të cilët kanë raportuar në prokurori për plagosje të rënda.
Karabinierët arritën të rindërtonin fazat edhe përmes pamjeve të regjistruara nga sistemet e vëzhgimit me video dhe të identifikonin pjesëmarrësit. Marrëdhënia sentimentale mes “Romeos dhe Zhulietës” është kundërshtuar hapur nga familja e vajzës, e cila nuk donte një djalë me origjinë marokene. Pasi kanë këshilluar vajzën, por nuk ka pasur rezultat, shqiptarët kanë goditur djaloshin afrikanoverior, duke e kërcënuar që të mos e shohë më vajzën e tyre. Por sicc dihet, marokenët, jo vetëm që janë kokëshkretë, por janë të aftë të sjellin me vete të gjithë fisin kudo ata që të jenë. E ashtu ndodhi ku ka shpërthyer dhuna në shesh.
TemA
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026