Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka anuluar konferencën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte.
Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të enjtes për 32-vjetorin e themelimit të RD-së.
Shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.
Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që Berisha mban çdo të premte me gazetarët.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026