Nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për shoferët do të jenë të dixhitalizuara. Lajmin e bën të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se afatet e dëshmive të reja do të zgjaten nga 2 vite në 5 vite.
Kartonat e rinj nuk do të jenë të detyrueshëm për qytetarët që kanë ato aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre.
“Duke nisur nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjetit do të jenë totalisht të digjitalizuara.
Këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2-vjeçare në 5-vjeçare
Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025