Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale dhe shërbimet spitalore në çdo zonë kanë marrë masat për sigurimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 24 orëshe, nga datat 31 dhjetor 2022 deri 4 janar 2023.
Përveç sigurimit të shërbimit 24 orë, janë garantuar barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore urgjente si dhe sigurimin e gatishmërisë së transportit mjekësor me autoambulancë për të sëmurë që kanë nevojë për këtë shërbim.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë dhe përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë mjekësore.