Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të qarkut të Korçës ka shtuar masat e sigurisë rrugore. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë gjithë këtyre ditëve janë të angazhuar më shumë se 40 forca policie të këtij sektori rrugor.
Aksi më i monitoruar edhe për shkak të fluksit të madh të lëvizjeve është ai Kapshticë-Qafë Thanë. Në kushte të tilla policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën për të shmangur në maksimum aksidentet e mundshme në një aks me trafik të rënduar, kryqëzime e degëzime të shumta përgjatë gjithë kësaj rruge. Në këtë aks janë të vendosura tre patrulla policie të cilat monitorojnë përgjatë 16 orëve.
Patrullat e tjera monitorojnë akset nacionale Korçë-Leskovik, Pogradec-Tushemisht, si dhe akset e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, ku fluksi i lëvizjeve pritet të jetë më i madh në ditët në vijim.
Nga ana tjetër Sektori i Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Policinë e Rendit monitorojnë përgjatë gjithë kohës trafikun në qytet, trafik i cili gjatë këtyre ditëve është tejet i ngarkuar.
Për të shmangur fluksin e madh të lëvizjeve në tre bulevardet kryesore të qytetit, policia rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin sa më shumë të jetë e mundur unazën veriore dhe atë jugore të qytetit si dhe unazën e vogël.
Gjatë ditëve të para të kësaj jave ka pasur një numër të konsiderueshëm masash administrative për drejtuesit e mjeteve. Burime zyrtare thanë se mesatarisht çdo ditë janë vendosur nga 100 deri 115 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026