5.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Festat e fundvitit, fluks në Kapshticë/ Rradhë automjetesh, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre ka sjellë rradhë kilometrike në tokën greke. Rradhë të gjata ditën e sotme ka pasur edhe në anën tonë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, rradhë që kanë shkuar deri në 1 km.

Autoritetet greke për shumë orë kanë punuar me sportele të reduktuara duke sjellë orë të gjata pritjeje të shtetasve shqiptarë për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë që fluks të madh të lëvizjeve ka pasur edhe në dalje të pikës së kalimit kufitar në Kapshticë, ku shumë shtetas shqiptarë kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjen në Greqi.

Në kushte të tilla policia jonë kufitare ka punuar me tetë sportele, katër në hyrje dhe katër në dalje dhe pas disa takimeve që kanë pasur me homologët grekë edhe në anën tjetër të kufirit është rritur numri i sporteleve duke shkuar në 6.

Për të pakësuar rradhët e gjata si pasojë e fluksit të lëvizjes të dy policitë kufitare kanë rënë dakord që në dalje nga ana e grekëve dhe hyrje nga ana shqiptare të punohet me procedurë të lehtësuar të verifikimeve kufitare, e thënë ndryshe do të regjistrohen vetëm drejtuesit e mjeteve me targa greke si dhe targa e mjetit. Nga kjo procedurë përjashtohen mjetet me targa shqiptare.

Gjatë 48 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 11700 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë më shumë se 5850 shtetas.

Fluks lëvizjesh ka patur edhe në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2253 dhe kanë dalë 2015 shtetas.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x