Fondacioni “Harpa” ka vlerësuar gazetaren e njohur Arta Marku-Qendro me çmimin special në gazetari “Për realizimin me profesionalizëm të lartë e pasion të pashterur të emisionit “Bibliotekë”, si dhe për përjetësimin e mendimeve, pikpamjeve, filozofive e vizioneve të shumë shkrimtarëve në librin “Dhomat pa mure”, duke ruajtur të gjallë figurën e tyre komplekse, mendimin avangard, por edhe duke i kaluar në filtrin e saj kulturor”.
Arta Marku i ka fillesat në gazetari ne fillim të viteve ’90 në gazetën e pavarur “Koha Jonë” dhe më pas ka qene drejtuese dhe editore e shumë prej gazetave dhe revistave. Prej më shume se një dekade, gazetarja Arta Marku ka “patentuar” emisionin origjinal e tipik, të vetmin në Shqipëri “Bibliotekë”, emision televiziv tek i cili nuk ka asnjë ndotje debati, as konflikte e fjalor të papërshtatshëm, as “kacafytje” të ftuarish, por ka rrezatim kulture të vërtetë. “Bibliotekë” është një shtëpi arti.
Ky çmim, ka vlerë jo vetëm për gazetaren e njohur, por për të gjithë gazetarët. Ka vlerë për të reflektuar e ndoshta për të bërë edhe “mea culpa” shumë nga ata që japin çmime e vlerësime me shumicë, vetëm për të kënaqur egon e tyre apo të dikujt.
Sepse honoret duhet të jenë pronë e vlerave!
m.l/pena.al


- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025