10.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Messi drejt Barcelonës, zbulohet data e rikthimit në Kamp Nou

Pas fitimit të kupës së botës rikthehen sërish thashethemet për të ardhmen e Lionel Messit.

35-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme, ndërkohë që pritet të rikthehet tek PSG për rinisjen e kampionatit. Sipas asaj çka raportojnë mediat spanjolle, Messi ka pasur një komunikim me drejtues të skuadrës së Barcelonës për një rikthim në Kamp Nou.

Në anën tjetër, numri 1 i parizienëve, Al Khelaifi ka pohuar se sulmuesi do të qëndrojë në kryeqytetin e Francës. Ndërkohë gjigantja ‘El Mundo Deportivo’ shton më tej se Messi do të qëndrojë në Paris, aty ku ndihet i lumtur së bashku me familjen e tij.

Ndër të tjera, nga toka iberike qarkullon informacioni se Messi ka pasur një takim me mikun e tij, trajneri Xavi duke i komunikuar dëshirën për t’u rikthyer tek katalanasit. Argjentinasi pritet që të qëndrojë dhe 1 vit në Francë dhe më pas do të rikthehet tek Barcelona në vitin 2024. Në 39 ndeshje me PSG, Lionel Messi ka shënuar 13 gola.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x