30.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Messi kampion Bote? Tërbohen mediat franceze, shpërthejnë në teori konspiracioni

Argjentinë-Francë është një finale unike për të dy përfaqësueset, por humori është i ndryshëm në vigjilje të kësaj përballje. Në kampin alibiçelst ka shumë entuziazëm, të gjithë rreth Messit, ndërsa në kampin francez nuk po gjejnë qetësi, gripi i gamileve, apo viroza që i ka pushtuar ka zbehur jo pak atmosferën.

Në Francë, mediat, kanë shpërthyer në teori konspirative, Rmc Sport, nuk nguron të shkruaj se 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi, është i përzgjedhuri për të fituar këtë finale. Pasi theu mallkimin duke fituar Coppa Amerika, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk dëshiron që ylli i PSG të mbyll karrierën pa trofeun e Kupës së Botës.

Kjo media shton se në këtë Botëror, nga 5 golat që ka shënuar, 3 prej tyre Messi i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në një Botëror të vetëm, Argjentina ka fituar 4 penallti, por ndaj Polonisë “pleshti” gaboi. Edhe në këtë pikë ka pasur diskutime të forta, si në rastin e penalltisë të fituar përballë Kroacisë: “Penallti imagjinare”, u shpreh presidenti i Federatës Kroate.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x