13.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Finalja e Botërorit në prag, Karim Benzema enigmatik, fut në mendime

Mungesa e Karim Benzemës ishte një problem serioz për kombëtaren franceze para Botërorit. Në momentin më të mirë të karrierës së tij, fituesi i Topit të Artë 2022 dukej se kishte një shans për të lënë gjurmë në Katar 2022.

Megjithatë, një problem muskulor pak ditë para fillimit të Kupës së Botës e la Benzemën jashtë delegacionit francez për turneun, edhe pse trajneri Didier Deschamps nuk e hoqi asnjëherë nga lista.

Së fundmi është përfolur shumë për një prezencë të tij në Katar të dielën për finalen e madhe ndaj Argjentinës. Ai i ka shtuar akoma më shumë thashethemet me anë të një postimi enigmatik në rrjetet sociale: “:Nuk me intereson”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x