Elhaida Dani është padyshim një ndër këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, e cila arriti të njihet edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Që prej startimit të “Dancing With The Stars”, Elhaida Dani dhe balerini i saj Lediani na kanë befasuar me performancat e tyre çdo javë.
Ndonëse dyshja kanë krijuar një kimi shumë të mirë si partnerë në kërcim ata janë ngacmuar shpesh herë nëse ka diçka më shumë mes njëri-tjetrit. Teksa ishte e ftuar disa javë më parë në programin “Më Lër Të Flas”, Donaldi dhe Romeo Veshaj i drejtuan disa pyetje “pikante” në lidhje me balerinin, të cilave i përballoi më së miri.
Mirëpo së fundmi, “Kryefjala.com” ka zbuluar se Lediani i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me një vajzë simpatike bionde dhe kjo gjë është vënë re pasi ai i ka fshirë të gjitha fotot që kishte më të në rrjetet sociale.
A mund të jetë këngëtarja arsyeja përse ai është ndarë? Kjo mbetet për t’u parë. Nga ana tjetër, ndonëse mund të dimë gjëra për jetën profesionale të Elhaidës kur vjen puna tek ajo personale, artistja ka qenë gjithmonë shumë hermetike.
Gjatë një interviste për “Goca dhe gra”, këngëtarja zbuloi se po realizon ëndrrën e saj më të madhe, një projekt shumë të shtrenjtë për të, por nuk do ta zbulojë ende. Mirëpo, ajo u ngacmua pak dhe nga vajzat në lidhje me jetën e saj sentimentale.
E pyetur nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi, por edhe as nuk e pohoi. Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshiron të flasë për këtë gjë pasi dëshiron që ta mbaj për vete.
Ajo theksoi se është shumë supersticioze dhe shtoi se në momentin kur ajo të jetë e sigurt për gjënë e saj atëherë do e ndaj me të gjithë.
“Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik, por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël… Nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse… Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike te kjo gjë. Jam shumë supersticioze, dua ta mbaj…
Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri, por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë, përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 100% diçka që do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo, sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme”, u shpreh artistja.
Si një ndër pretendentet për të fituar “Dancing With The Stars”, Elhaida është shprehur se nëse do rrëmbente çmimin e madh me lekët që do të merrte ajo do t’i investonte në një projekt.
“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj, kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë.
Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme”, ka thënë Elhaida.
Elhaida gjithashtu u pyet dhe për kritikën që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda. Ka pasur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe.
Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.
Artistja gjithashtu na tregoi “fiksimin” e saj të vogëlisë dhe na zbuloi se shumë shpejt mund të kemi një bashkëpunim nga ajo dhe Ermal Fejzullahu. Gjithashtu, Elhaida na tregoi projektet e saj të ardhshme muzikore.
“Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime”, u shpreh Elhaida./Panorama Plus