Roland Bejko një nga zërat më të fortë Brenda Partisë Demokratike kundër berishizmit dhe pro ndjekjes së linjë euro-atlantike të kësaj partie, ka bërë një shënim në faqen e tij në FB ku identifikon plagën kanceroze të vërtetë të kësaj force politike.
Sipas tij gjithçka ka nisur që në krijim kur “ish reaksionarët” e regjimit komunistë, u bënë bashkë në këtë parti me funksionarët e komunizmit. Sipas Bejkos në fakt ky është edhe thelbi i konfliktit të ashpër brenda PD-së që po zhvillohet mes grupit të Bashës, Alibejat, Tabakut, Bardhit dhe shumë të tjerëve, me atë të udhëhequr nga Berisha.
Këta të fundit Bejko i quan klani punist i future që në krijim nga Ramiz Alia nëpërmjet Sali Berishës dhe po bëjnë në mënyrë të egër, pikërisht atë që dinë të bëjnë më mirë; dhunë, kërcënim ndaj kujtdo që nuk i ndjek dhe mendon si Berisha ish-komunist.
Bejko shënimin e shoqëron edhe me një përplasje që ka pasur në një emision te Euronews pikërisht me një eksponent të këtij lloji brenda PD-së, Çlirim Gjatën i cili është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist, i cili përveç të tjerëve siç edhe konfirmohet nga dokumente publike në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës.