18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Shabani përplaset me Topallin: Ju i shtruat tapetin Ramës me ndryshimet e vitit 2008

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u përplas me kreun e “Nismës Thurje”, Endri Shabani në “Now me Erla Mëhillin” në një debat për qeverinë Rama.

Sipas Shabanit ka qenë PD-ja ajo parti që i ka shtruar tapetin kryeministrit aktual me ndryshimet e vitit 2008.

Jozefina Topalli u shpreh se Shqipëria nuk vuan për ligje, por për mos zbatimin e ligjeve.

 “Po jo vuan dhe për ligje. Zonja Topalli, ndryshimet e 2008-tës kanë shtruar tabanin e autokracisë së Edi Ramës sot. Tani duhet ta pranoni këtë dreqi e mori,’ – u shpreh Shabani.

“Jo nuk e pranoj dot sepse do pranoja që kancelari gjerman është një njeri autokrat se Kushtetuta i jep ato kompetenca,” – ja ktheu Topalli.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x