18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Spahiu tregon prapaskenat: Si po i bën shantazh qeveria ambasadores Kim

Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi incident diplomatik të qëllimshëm Shqipëri-SHBA, njoftimin e MEPJ për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Rama duhet të japë shpjegime pse po i bën shantazh politik diplomatëve amerikanë. “Ç’punë ka Ministria e Jashtme kur mbaron mandatin Kim? Kanë detyrim të japin shpjegime pse kanë bërë shantazh diplomatik ndaj diplomatëve amerikanë. Kjo është mosmirënjohje arrogante e kryeministrit shqiptar. Mesazhet në diplomaci lidhen me ngjarjet, ngjarja e fundit ishte Europa në Shqipëri. 48 orë më pas ai i bën shantazh SHBA; që ja, unë tani kam mbështetje e Europës”, tha Spahiu

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x