Kandidati për Bashkinë e Tiranës i Rithemelimit, Belind Këlliçi është shprehur përmes një statusi në Facebook se protestat do të vazhdojnë. Duke marrë shkasë nga incidenti i tubimit ditën e djeshme nga ish kryeministrit Sali Berisha, Këlliçi shkruan se përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Më tej, ish deputeti shkruan se skenari i pasuksesshëm i Ramës ishte që opozita u bë “kurbani” i ndërkombëtarëve por kjo gjë sipas tij nuk u arrit.
“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!
Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.
Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.
Opozita nuk bie ‘knock out’. Protestat do të vazhdojnë.”- shkruan Këlliçi.