11.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Bandat muzikore koncert në Korçë

Performojnë bandat ushtarake të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë

Me rastin e festave të nëntorit, në qytetin e Korçës është mbajtur një koncert festiv ku kanë performuar bandat ushtarake të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

Performanca e bandave ka nisur në pedonalen e qytetit, për tu ndaluar më pas tek Pazari i Vjetër i Korçë, ku ka vijuar koncerti, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë qytarëve korçarë e jo vetëm.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka vlerësuar së tepërmi këtë aktivitet që vjen për herë të parë në këtë formë në vendin tone, ndërsa ka bërë me dije se një koncert tjetër i përmasave të mëdha, do të mbahet në Tiranë në 3 dhjetor, ku do të performojnë me dhjetëra banda ushtarake të vendeve të NATO-s.

“Është rreth një javë me aktivitete, ku banda jonë frymore së bashku me bandën nga 10 vende anëtare të NATO-s plus Kosovën, na janë bashkuar për të dhënë përmes gjuhës së kulturës së muzikës mesazhin e paqes. Është një moment që perkon jo vetëm me 110-vjetorin por dhe me sigurinë botërore. Pasi skena e sigurisë pas 24 shkurtit është cënuar. Dhe për tju kundërvënë këtij agresioni është që ne të bashkohemi rreth vlerave të lirisë.” ka thënë Peleshi.

Stiven Reier, një nga pjesëtarët e bandës dhe korit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikën, u shpreh se ndjehet i lumtur që ka performuar në këtë koncert ndërsa ka vlerësuar mikpritjen korçare.

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu për të ndihmuar e mbështetur organizimet për festën e pavarësisë në Shqipëri, ka edhe banda të tjera nga vende të tjera të botës. Ne vijmë nga ushtria amerikane e stacionuar në Europë dhe jemi krenarë që marrim pjesë. Është hera e parë në Shqipëri, të gjithë janë mikpritës, ushqimi shumë i shijshëm dhe padyshim që do rikthehemi përsëri në të ardhmen.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x