5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Protesta e 6 dhjetorit, kreu i Policisë së Shtetit takohet me përfaqësues të PD-së

Mëngjesin e së enjtes, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim për përfaqësues të Partisë Demokratike për protestën që pritet të zhvillohet më 6 dhjetor.

Në një komunikim për mediat, përfaqësuesi i PD-së Çlirim Gjata tha se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.

Më 25 nëntor, Policia e Shtetit bëri me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër.

Por, Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë shprehur të vendosur se protesta do të zhvillohet mesditën e 6 dhjetorit përballë Kryeministrisë.

Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave mbi samitin e bashkimit europian që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Ndërkohë nuk do të mungojë edhe bllokimi i disa akseve rrugore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x