11.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

UNESCO liston bagetën franceze në trashëgiminë kulturore të njerëzimit

UNESCO ka përfshirë bagetën franceze (baguette) në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Simboli i furrës franceze është vlerësuar nga organizata për aftësitë artizanale dhe kulturën e baguette-s në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Vendimi për bukën franceze daton vitin e kaluar, kur autoritetet e Parisit e nominuan atë për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Në deklaratën e UNESCO-s thuhet se baguette është “lloji më i popullarizuar i bukës që shijohet dhe konsumohet në Francë gjatë gjithë vitit”.

Me këtë status të ri të baguette-s, qeveria franceze ka thënë se dëshiron të krijojë një ditë kushtuar baguettes artizanale, të quajtur “Open Oven Day”, për t’i afruar francezët me trashëgiminë e tyre. Pavarësisht rënies së numrit të furrave tradicionale, 67 milionë francezë vazhdojnë të jenë konsumatorë të baguette-s, të blera në pika të ndryshme, duke përfshirë edhe supermarketet.

Një baguette zakonisht kushton pak më shumë se 90 cent euro dhe konsiderohet nga disa si një tregues i shëndetit të ekonomisë franceze.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x