11.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Prezantohen librat e Namik Dokle/ Aktivitet në Pogradec “Autobiografia ime në prozë të gjatë dhe dramë”

Disa prej librave të ish kryeparlamentarit Namik Dokle, janë prezantuar për dashamirësit e letërsisë, së fundmi në qytetin e Pogradecit.

Për autorin, shkrimi ka qenë një ndër pasionet e tij që në vegjëli, pavarësisht se rrjedha e jetës së tij, shkoi drejt politikës.

Që prej shkëputjes së tij nga jeta politike, ai i është dedikuar shkrimit të romaneve, ku më i fundit është ai i cili ka marrë spunto nga koronavirusi, e që vjen me titull “Kovid 1984” duke sjellë ngjarje të pandemisë, rrëfime nga e kaluara e regjimit komunist dhe ngacmime nga filozofia orwelliane.

Për Doklen, është kënaqësi të jesh në Pogradec pasi e cilëson si një qytet artdashës, ndërsa aktiviteti ka ardhur edhe si një dialog i hapur mes tij dhe lexuesve.

Si një personalitet letrar i dyzuar mes prozës së gjatë dhe dramës, autori Dokle ka ditur të ruajë raportin midis asimilimit dhe mosasimilimit letrar në këto dy gjini të të shkruarit. Ndërkohë, ai është duke punuar për të sjellë për lexuesit, edhe një roman tjetër, që do të vijë me titullin “10 gram nder”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x