4.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi reagon për kokainën në Fier: Asnjë kompromis me krimin

Dhjetë persona janë vënë në pranga për një sasi të madhe të dyshuar si kokainë në Fier. Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të, shkruan ndër të tjera ministri.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit.

Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”, mbyllet reagimi i Çuçit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x