Arabia Saudite habiti botën duke mposhtur Argjentinën, madje me përmbysje. Orët e fundit është bërë viral fjalimi i trajnerit të saj, Herve Renard, i cili në pushimin e ndeshjes motivoi futbollistët e tij.
“Çfarë jemi duke bërë? Ky është presioni jonë? Presion është të shkosh përpara. Messi merr topin në mesfushë dhe ju rrini e shikoni. Ka ngelur të nxirrni celularin dhe të bëni foto me të. Të gjithë duhet të bëjmë presion”, thotë trajneri francez me tone shumë të larta.
Më tej, Renard vijoi: “Nuk keni ndjenja? Nuk besoni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni fare? Forca, ky është Botërori. Duhet të japim maksimumin”.
Pasi u futën në fushë, arabët shënuan 2 gola brenda 8 minutash dhe fituan ndeshjen kundër Messit me shokë.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026