Brazili fitoi 2-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit. Dygolëshi i Richarlison i dhuroi pesë herë kampionëve të botës tri pikët e para në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.
Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva priti fundin e ndeshjes për t’i dhënë një përgjigje trajnerit të Serbisë, i cili nuk i kurseu thumbimet për mbrojtjen e Brazilit përpara sfidës.
“Brazili është me fat që ka katër sulmues, por çfarë të themi për mbrojtjen? A kanë njerëz që do luajnë në mbrojtje?”, deklaroi Dragan Stojkovic.
Thiago Silva është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë, inteligjentë dhe elegantë. Atij nuk i pëlqen të përfshihet në polemika, por është i pari që reagon dhe merr në mbrojtje shokët e ekipit kur këta të fundit provokohen.
“Si mund ta vendosë në dyshim trajneri i Serbisë mbrojtjen tonë?! Ishte një mungesë e pastër respekti. Unë, Marquinhos, Alisson, Danilo, Alex Sandro dhe Casemiro kemi një histori të shkruar pas nesh.
Ai duhet të informohet më shumë përpara se të flasë”, deklaroi 38-vjeçari, i cili ndaj Serbisë regjistroi ndeshjen numër 110 me fanellën e kombëtares seleçao, ndërkohë që po luan Botërorin e katërt në karrierë.
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025