7.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Yje me “bollëk” në dy grupet e fundit të Kupës së Botës

Kur thua Brazil, Portugali apo Uruguai nënkupton yje, talent, pasion.

Çfarë ndodh kur këto ekipe zbresin në fushë në të njëjtën ditë?

E sigurt është që yjet dhe loja e bukur jo vetëm që nuk mungojnë por janë të garantuara.

Dita e enjte hedh në fushën e blertë 8 ekipe që do të duelojnë për llogari të grupit G dhe H. Këto ndeshje regjistrojnë dhe fundin e raundit të parë ku secili ekip ka nga një përballje.

Këtë ditë të ngjeshur me lojtarë kalibri do ta nisë Zvicra e “shqiptarëve” të cilët vazhdojnë të jenë shtylla kurrizore dhe bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Ekipi europian do të sfidohet në “Al Janoub Stadium” nga luanët e paepur të Kamerunit të udhëhequr nga ylli i tyre i momentit Choupo-Moting i cili militon në klubin gjerman të Bayern Munich.

Më pas në mesditë Uruguai i mbushur me lojtarë shumë cilësorë, më së shumti në repartin ofensiv si Federico Valverde, Darwin Nunez dhe i padiskuteshmi Luis Suarez do të kenë përballë një ekip shumë mbrojtës siç është Korea e Jugut, që pikën më të fortë kanë kundërsulmin pasi Asi i tyre, anësori i Tottenham Hotspur Heung-min Son është një “raketë” e vërtetë kur niset me topin në këmbë.

Dita sa do vijë dhe do bëhet edhe më e nxehtë se vet temperaturat e Katarit pasi në fushë do të zbresë një Portugali e tejmbushur me yje. Rafael Leao, Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe më i rëndësishmi Cristiano Ronaldo me këtë të fundit që nuk po kalon aspak një moment të mirë me klubin e tij Manchester United madje duke u “divorcuar” dy ditë më parë.

Por Ronaldo ka treguar me vitet që në momentet e tij më të vështira i jep të gjithëve ate që meritojnë… revanshin në fushë!

Kështu, përballë kësaj Portugalie të “frikshme” në letër ndodhet në pozita inferiore Gana, e cila nga ana e saj do të duhet të mbështetet në 2-3 elementët e saj më cilësorë, mesfushorin Partey dhe sulmuesin Inaki Williams.

Gjithsesi, nëse kemi parë Argjentinën të mundet nga Arabia Saudite dhe Gjermaninë nga Japonia, do të çuditeshim nga një rezultat pozitiv i Ganës?

Precedentët e mësipërm thonë jo!

Më në fund Samba zbret në fushë…
Mishërimi i “jogo bonito”, Brazili pretendenti numër një i këtij Botërori sjell me vete të gjithë arsenalin e yjeve që mund të mendosh. Neymar, Vinicius Junior, Raphinha, Casemiro, Alisson janë disa nga emrat e këtij ekipi të “tmerrshëm” për kundërshtarët dhe të parët që do provojnë ti kundërvihen janë serbët e drejtuar nga trajneri Stojkovic.

NDESHJET E DITËS SË SOTME:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x