7.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Japonia “hedh” në erë “Panzerat”

Gjermania e fillon këtë Kupë Bote me humbje ashtu siç bëri në “Rusi 2018” kur u mund nga Meksika në ndeshjen hapëse dhe u finalizua me skualifikimin që në grupe.

Skuadra gjermane u përball ditën e sotme me Japoninë në “Khalifa International Stadium”, në një ndeshje ku dukej se gjermanët do të kishin një bast të lehtë por japonezët menduan ndryshe duke i ndëshkuar me Ritsu Doan në të 75′ dhe Takumo Asano në të 83′ duke marrë një fitore historike.

Pas disa tentativash për të shënuar ka ardhur minuta e 33′ e pjesës së parë dhe Gjermania kalon në avantazh me anë të 11-metërshit të cilin e konvertoi në gol Gundogan. Japonia cinike mbrohet mirë dhe pret gabimet e Gjermanisë, e tejzgjatur në fushën e lojës dhe për pak sa nuk gjen golin e avantazhit pas një krosimi në zonë nga ana e Nagatomos. Gjermanët vazhdojnë të jenë kërkues për të dyshifuar rezultatin dhe pikërisht në minutën e fundit të shtesës Kai Havertz do të dërgojë topin në rrjetë por që do të anullohet për pozicion jashtë loje nga ana e sistemit VAR. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin minimal 1-0 për Gjermaninë.

Ritmi nuk bie as pjesën e dytë ku Japonia i bashkohet lojës së Gjermanisë duke hedhur shikimin më shpesh drejt portës së Manuel Neuer. Gjermanët mundohen të përfitojnë nga hapësirat e lëna pas nga Japonia ku në minutën e 59’ Gundogan do të godasë shtyllën duke i hequr mundësinë për të dyfishuar rezultatin dhe për të shënuar të dytin personal. Ne minutën e 70’ gjermanët godasin plot 4 herë portën e Japonisë por portieri Gonda është i pakalueshem në këtë situatë. 2 minuta më pas është rradha e Manuel Neuer të bëjë heroin për Gjermaninë me një pritje të shkëlqyer. Por kaq nuk mjafton. Japonezët ushtrojnë dhe shpërblehen me gol në minutën e 75’ ku i sapofuturi në lojë Ritsu Doan gjen rrugën e rrjetës. Do të vinte minuta e 83’ dhe momenti i “kapitullimit” për Gjermaninë pasi Takumo Asano do të çojë sfidën në 1-2.

Mesa duket Gjermania i bashkohet Argjentinës drejt rrugës së gabuar për të tentuar trofeun e Kupës së Botës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x