Dita e djeshme shënoi disa ngjarje shumë interesante në botën e futbollit të cilat vazhdojnë të komentohen gjatë në rrjetet sociale.
1. Arabia Saudite “shtang” Argjentinën
Arabia Saudite mund pretendentët për fitoren e Kupë së Botës Argjentinën 1-2, rrufe në qiell të hapur ky rezultat që shtangu të gjithë botën e futbollit dhe sidomos Lionel Messin i cili e kërkon me ngulm trofeun më prestigjoz për kombëtare.



2. Heroi i përhershëm Guillermo Ochoa pret penalltinë e Lewandowskit
Minuta e 58’ e ndeshjes Meksikë – Poloni do të sillte një nga momentet më emocionuese të futbollit ku Robert Lewandowski dështoi të shënojë 11-metërshin e akorduar pasi Ochoa vazhdon të tregojë magjinë e tij me Meksikën. Kështu Lewa vazhdon ecurinë negative të tij në Kupën e Botës dhe vazhdon te jetë pa gol edhe pse ka shënuar 527 gola në karrierën e tij.



3. Manchester United njofton ndërprerjen e kontratës me Ronaldon
Ekipi i Manchester United përmes një postimi në Twitter ka njofuar ndërprerjen e kontratës me yllin e tyre Cristiano Ronaldo e cila u bë me pëlqimin e të dy palëve dhe me efekt të menjëhershëm. Kujtojmë që pak ditë më parë Ronaldo dha një intervistë skandaloze ku kritikoi të gjithë ekipin e United duke thënë se duhet riformatuar nga fillimi.



4. Glazers mendojnë shitjen e Manchester United
Pronarët e Manchester United FC po eksplorojnë mundëitë strategjike që mund të çojnë në një shitje të plotë të një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë.
Familja Glazer është duke punuar me këshilltarët e tyre financiarë për këtë proces, i cili mund të çojë në një shitje të pjesshme të klubit ose investime duke përfshirë rizhvillimin e stadiumit dhe infrastrukturës, konfirmoi skuadra në një deklaratë të martën.



5.Olivier Giroud si “verë e vjetër”
Sulmuesi 36-vjeçar i Francës mbrëmjen e djeshme ka hyrë në librat e historisë së futbollit pasi me dy golëshin e shënuar arriti në kuotën e 51 golave duke ndarë vendin e parë me legjendën Thierry Henry si golashënuesit më të mirë të kombetares franceze.


- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025