Marok – Kroaci ka qënë ndeshja e parë e kësaj të mërkure të cilat dueluan për llogari të Grupit F. Kroatët vinë në këtë Botëror si finalistja e edicionit të kaluar e udhëhequr nga pika e saj më e fortë, kapiteni Luka Modric ndërsa Marokenët të mbështetur në lojtarët e saj më të mirë Hakimi, Ambrabat apo edhe Ziyech.
Pjesa e parë është e ekulibruar me të dyja ekipet që luftojnë fort në mesin e fushës por marokenët të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit kanë marrë urdhra nga tekniku Walid Regragui për të mbrojtur me forca të shumta. Pikërisht ky rreshtim i dendur në prapavijë i vë në veshtirësi nënkampionët e Botës të cilët duhet të kujdesen për kundërsulmet e shpejta të lojtarëve të Marokut. Në fundin e pjesës së parë kroatët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Amrabat por gjyqtari Rapallini nuk është i këtij mendimi dhe i dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.


Pjesa e dytë fillon pak më kërkuese nga të dyja ekipet që tentojnë ti afrohen golit dhe i pari moment real është për Marokun në minutën e 65’ ku Hakimi në një goditje dënimi lëshon një “predhë” drejt portës kroate por fatmirësisht Livakovic është pozicional duke grushtuar goditjen. Fill pas këtij momenti Kroacia tenton të “zgjohet” por përsëri rreshtimi me forca të shumta në prapavijë i Marokut ja bën shumë të vështirë krijimin e manovrës sulmuese. Kështu me mbarimin e minutave duket se konsumohet dhe dëshira e të dyja ekipeve për të tentuar një “aventurë” për ndryshimin e rezultatit dhe ndeshja mbaron me rrjeta të paprekura 0-0.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025