Janë luajtur 3 ndeshje për llogari të ditës së dytë të Kupës së Botës ku pretendentët në letër të kësaj dite kanë triumfuar.
Angli – Iran
Kështu ka përfunduar ndeshja e parë për Grupin B midis Anglisë dhe Iranit me këta të fundit të cilët janë “asfiksuar” nga ekipi i Southgate duke u mundur me rezultatin e thellë 6-2. “Luanët” e rinj të ekipit anglez duket se kanë ardhur në këtë Kupë Bote për të konsoliduar emrat e tyre. Në minutën 35’ të pjesës së parë ishte pikërisht Jude Bellingham, lojtari më i ri i Anglisë këtë vit (19 vjeç dhe 145 ditë) i cili pas një harkimi nga e majta nga Shaw dërgoi topin në rrjetë me një goditje tipike sulmuesi edhe pse mesfushor në rolin e tij natyral. Nuk vonon shumë dhe një tjetër “luan” i ri, Bukayo Saka do të gjejë rrjetën në minutën e 44’ pas një asisti nga i shumëkritikuari Harry Maguire. 2 minuta më vonë është Sterling i cili realizon golin e tretë duke vulosur supermacinë e britanikëve në 10 minuta.
Pjesa e dytë nuk ka shumë histori ku anglezët vazhdojnë të ushtrojnë diktatin e tyrë si në lojë ashtu edhe në rezultat ku Saka në minutën e 62’ shënon golin e katërt për ekipin dhe të dytin personal. Irani ngushton rezultatin në 4-1 në minutën e 65’ me sulmuesin e tyre kryesor Mehdi Taremi i cili i shpëton mbulimit të Maguire dhe shënon golin e nderit. I sapofuturi në lojë në minutën e 71’ Marcus Rashford do të shënojë me shumë lehtësi duke shkuar në 5-1. Makthi duket se nuk ka mbarim për Iranin ndërsa në minutën e 90’ ka vend në tabelën e golashënuesve dhe për mesfushorin e Manchester City Jack Grealish i cili shënon golin e gjashtë të sfidës i shërbyer nga Callum Wilson. Në minutën e fundit të shtesës mbrojtësit anglez shkaktojnë penallti të cilin e konverton në gol autori i golit të parë Mehdi Taremi.
Anglezët pas ndeshjeve të para mban vendin e parë në Grupin B.



Senegal – Hollandë
Pjesa e parë e ndeshjes Senegal – Hollandë është mbyllur në rezultatin 0-0, një pjesë e parë e ekuilibruar me raste jo shumë të pastra për shënim nga të dyja ekipet. Kujtojmë që skuadra hollandeze ishte një mungesë “luksi” në “Rusi 2018” dhe rikthimi në “Katar 2022” me fitore do të ishte skenari më i mirë dhe kështu ka ndodhur në rastin e pare të pastër të krijuar.
Ka qenë anësori i PSV Eindhoven Cody Gakpo i cili i arriti ti shpëtojë mbulimit të mbrojtjes senegaleze në minutën e 84’ dhe të cojë në rrjetë një asist shumë të bukur të regjizorit të Hollandës De Jong. Në minutën e fundit të shtesës Davy Klaassen vendosi vulën me golin e dytë dhe në njëfarë mënyre eleminon rrezikun që mund ti kanoset nga Senegali në lidhje me kualifikimin për më tej. Kështu Hollanda merr tre pikët e para dhe ndan kreun e Grupit A së bashku me Ekuadorin.



SHBA – Uells
Skuadra amerikane zbriti në fushë mbrëmjen e sotme kundër Uellsit me dëshirën për të bërë mirë, gjë që e tregon rezultati pozitiv. Amerikanët pas një volumi shumë të madh loje shpërblehen me gol në minutën e 36’ pas një kombinimi perfekt midis Christian Pulisic dhe Timothy Weah, me këtë të fundit i cili me një goditje me të jashtmen e këmbës dërgoi topin në cepin e portës uellsiane.
Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar dhe Uellsi fillon dalë-ngadalë të ushtrojë presion në zonën amerikanë dhe si për pasojë arrijnë të fitojnë një penallti në minutën e 82′ të cilën e konverton në gol kapiteni uellsian Gareth Bale pasi ishte vetë ai që e fitoi duke çuar ndeshjen në barazpeshë 1-1. Minutat e fundit të sfidës ishin shumë spektakolare ku të dyja ekipet i lanë mënjanë llogaritë dhe luftuan për fitoren por që duhet të kënaqen me nga një pikë secila.



Ndiqni më poshtë tabelën me rezultatet e ditës së sotme:

- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025