14.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Fillon Kupa e Shqipërisë në Volejboll/ Të shtunën korçaret përballen me ekipin e Teutës

Të shtunën fillojnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në Volejboll. Skuadrat janë ndarë në dy grupe sipas renditjes së kampionatit të sezonit të kaluar.

Skënderbeu për femra luan në grupin “B” së bashku me Tiranën, Teutën e Lushnjën, ndërsa në grupin “A” luajnë Partizani, Barleti Volej, Korabi e Vllaznia.

Ndeshjet bëjnë me dije burimet zyrtare do të luhen me një takim dhe dy ekipet e renditura më mirë në grup luajnë në fazen finale për të përcaktuar kështu dhe skuadrën fituese të Kupës së Republikës.

Nisur nga renditja e gjysmës së parë të sezonit, duket se Partizani, Skënderbeu, Tirana e Vllaznia janë katër ekipet që kërkojnë trofeun e këtij viti. Një sezon me parë Kupa është fituar nga Tirana që ka mundur në finale Skënderbeun.

Këtë të shtunë në takimin e parë korçaret presin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ekipin e Teutës, skuadër të cilën vetëm pak ditë më parë e kanë mundur në kampionat me rezultatin 3 me 0.

Trajneri Orlando Koja krahas titullareve do të aktivizojë në këtë ndeshje kupe edhe lojtaret e stolit.

Ndërsa Skënderbeu për meshkuj ndeshjen e parë të kupës e luan në tranfertë me Vllazninë, ekip me të cilin ka humbur në kampionat.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x