Në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume, zv/kryeministrja Belinda Balluku veçoi marrëveshjen e bashkëpunimit energjetik, si ndër më të rëndësishmet.
Sipas Ballukut, kjo marrëveshje ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Një ndër marrëveshjet që ne firmosim sot është ajo e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme pasi nuk është thjeshtë një situatë krize apo energjetike që lidhet me ekonominë, ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026