8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Në pritje të vendimit për fashën, KESH blen 22 mln euro energji, bie niveli në kaskadë

Kur qeveria i ka lënë edhe disa ditë afat vetes për të vendosur nëse fasha 800 kWh e energjisë elektrike do të hyjë në fuqi për muajin nëntor, importet e energjisë elektrike vijojnë të kushtojnë miliona euro.

Në 3 ankandet për furnizimin nga tregu për këtë muaj, KESH ka arritur një faturë totale prej 22.3 milionë eurosh. Kjo përbën një vlerë relativisht më të ulët se muajt e kaluar, për shkak se çmimi në bursa ka rënë ndjeshëm. Korporata Elektroenergjetike ka blerë me çmime nga 163 deri në 219 euro për megavat, teksa më herët gjatë vitit arriti të blinte edhe me mbi 500 euro për MWh.

Krahas çmimeve në bursa, qeveria ka deklaruar se do të analizojë si faktorë për vendosjen e fashës edhe konsumin dhe reshjet.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku deklaroi këtë javë se energjia e shpenzuar nga familjet dhe bizneset u ul me 6.2%, por citoi se situata hidrike është jo e mirë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x