Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur se Shqipëria po punon për modernizimin e sistemit statistikor, me synimin për të kaluar nga informacioni i fragmentuar drejt një modeli të integruar, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Në një reagim pas takimit me përfaqësues të Eurostat, INSTAT-it dhe Komisionit Evropian, Koçiu theksoi rëndësinë e të dhënave të besueshme për hartimin e politikave publike dhe marrjen e vendimeve që u përgjigjen më mirë nevojave të shoqërisë.
“Po punojmë për modernizimin e sistemit statistikor, duke kaluar nga informacioni i fragmentuar drejt një modeli të integruar, në përputhje me standardet e BE-së”, u shpreh Koçiu.
Vizita merr një rëndësi të veçantë pasi bëhet fjalë për vizitën e parë në Shqipëri të Drejtoreshës së Përgjithshme të Eurostat, Mariana Kotzeva. Ajo zhvillohet në një moment të rëndësishëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë aktivitetit në fokus ishin forcimi i sistemit statistikor kombëtar, bashkëpunimi me Eurostat-in dhe përafrimi me standardet evropiane.
Diskutimet u përqendruan gjithashtu te statistikat e popullsisë dhe ndërtimi i një sistemi modern të të dhënave, që do të shërbejë si bazë për politika publike më efektive dhe vendimmarrje të mbështetur në fakte.
- “Ndiqni paratë dhe provat”/ Mesazhi i ambasadorit Wendt pas takimit me Klodian Brahon dhe kreun e BKH: Tenderat korruptivë po largojnë investitorët amerikanë - 25/11/2026
- “Kievi nuk dëgjon as Trumpin”- Putin paralajmëron: Hakmarrja jonë është e pashmangshme - 25/11/2026
- Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së - 25/11/2026