Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në kryeqytet.
Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët e policisë u përplasën me protestuesit, në tentativë për t’i larguar ata nga bulevardi, që të mos bllokohej qarkullimi.
Protesta nisi prej orëve të mëngjesit, me nisjen e seancës plenare, por Parlamenti nuk ishte fokusi i të rinjve, të cilët edhe të mërkurën zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë.
E njëjta pamje ishte edhe në protestën e kaluar, ku pati përplasje të forta mes policisë dhe të rinjve që zbritën në bulevard. Një prej tyre denoncon se është dhunuar nga forcat e rendit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- I riu denoncoi dhunën në Komisariatin Nr.1, reagon Policia: Ja çfarë ndodhi pas shoqërimit, i riu nuk kishte asnjë pretendim - 18/11/2026
- Goditje për Trump në Senat, bllokohet kandidati për drejtimin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës - 18/11/2026
- Nga marshimi në rrugët e Tiranës, te përplasjet me Policinë, protesta shoqërohet me tensione! - 18/11/2026