Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në familje.
Ai është larguar nga shtëpia e tij me makinat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës.
Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.
Në momentin kur ai është larguar mbështetësit brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK”
Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.
Herën e parë, Krasniqi u lejua të vijë në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Teatri i Kukullave do të bëhet qendër hebraike? Ministri Gonxhja e përgënjeshtron: Fantazi dhe paranoja absurde! - 18/11/2026
- Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur! - 18/11/2026
- “Gati të luftoj kundër Rusisë!”- Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë! - 18/11/2026