15.7 C
Tirana
18 / 11 / 2026

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

Pas edicionit të zhvilluar me sukses, në maj 2026, Albanian Startups Diaspora Roadshow vijon rrugëtimin e tij me Roadshow 2.0, në datat 23 nëntor në Düsseldorf dhe 25 nëntor në Berlin.

Vijimi i kësaj nisme synon të forcojë edhe më tej lidhjet mesekosistemit shqiptar të startup-eve dhe kapitalit të diasporës, duke krijuar hapësira konkrete për bashkëpunim, shkëmbim përvojash, mentorim dhe qasje e invesime në tregjet gjermane.

Roadshow 2.0 organizohet nga GERMIN, me mbështetjen e GIZ/EU4 Innovation dhe në bashkëpunim me Startup Albania, duke u dhënë mundësinë gjashtë startup-e të tjera shqiptare për t’u prezantuar me investitorë, drejtues biznesesh dhe profesionistë të inovacionit e teknologjisë në Gjermani.

Ndalesa e parë do të zhvillohet më 23 nëntor, në Wirtschaftsclub Düsseldorf, ku pritet të marrin pjesë rreth 80 – 100 përfaqësues të komunitetit të biznesit, investitorë dhe profesionistë të diasporës. Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një nga rrjetet më të mëdha të biznesit të diasporës. 

Më 25 nëntor, Roadshow do të zhvendoset në Berlin, në ambientet e betahaus Kreuzberg, ku pritet të mblidhen rreth 50 pjesëmarrës nga komuniteti i teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe përfaqësues të diasporës dhe Ambasadës së Shqipërisë, në Berlin.

Të interesuarit, për pjesmarrje, mund të regjistrohen këtu. 

Në qendër të dy aktiviteteve do të jenë prezantimet e gjashtë startup-eve shqiptare, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, nga turizmi dhe shëndetësia digjitale te siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rreziqeve.

Coastify, është një startup në fushën e teknologjisë së turizmit, që synon të lidhë bizneset turistike me vizitorët përgjatë bregdetit shqiptar. Platforma, e zhvilluar nga Rovigo Solutions, parashikohet të lançohet në vitin 2027.

THE NOT FIT, ofron një platformë digjitale për menaxhimin e palestrave, duke integruar anëtarësimet, rezervimet dhe pagesat, si dhe mjete të bazuara në inteligjencën artificiale për programe të personalizuara stërvitjeje dhe ushqyerjeje.

SENTRIS, prezanton një zgjidhje teknologjike për analizimin dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me përmbytjet, zjarret dhe infrastrukturën, duke i shndërruar të dhënat në paralajmërime dhe rekomandime konkrete për veprim.

Tidda, një startup në fushën e shëndetit digjital, përdorin inteligjencën artificiale për të mbështetur kujdesin ndaj pacientëve përmes asistentëve virtualë, monitorimit në distancëdhe analizës së të dhënave shëndetësore nëpërmjet zërit.

NextInnovate, përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar organizatat dhe bizneset në identifikimin e mundësive të financimit, përgatitjen e projekt propozimeve dhe menaxhimin më efikas të projekteve.

Qherence, ofron një platformë të sigurisë kibernetike qëpërkthen rreziqet digjitale në terma financiarë, duke ndihmuar bizneset të përcaktojnë masat e duhura mbrojtëse në përputhje me buxhetet e tyre dhe kërkesat e rregulloreve evropiane DORA dhe NIS2.

Albanian Startups Diaspora Roadshow synon ta kthejë diasporën në një urë lidhëse mes ideve inovative që zhvillohen në Shqipëri dhe mundësive që ofrojnë tregjet ndërkombëtare. 

Startup-et shqiptare po shënojnë hapa të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke promovuar jo vetëm potencialin dhe arritjet e tyre, por edhe zhvillimin e një ekosistemi inovacioni që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rajon dhe më gjerë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x