15.7 C
Tirana
18 / 11 / 2026

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

Pas edicionit të zhvilluar me sukses, në maj 2026, Albanian Startups Diaspora Roadshow vijonrrugëtimin e tij me Roadshow 2.0, në datat 23 nëntor në Düsseldorf dhe 25 nëntor në Berlin. 

Vijimi i kësaj nisme synon të forcojë edhe më tej lidhjet mes ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe kapitalit të diasporës, duke krijuar hapësira konkrete për bashkëpunim, shkëmbim përvojash, mentorimdhe qasje e invesime në tregjet gjermane.

Roadshow 2.0 organizohet nga GERMIN, me mbështetjen e GIZ/EU4Innovation dhe nëbashkëpunim me Startup Albania, duke u dhënë mundësinë gjashtë startup-e të tjera shqiptarepër t’u prezantuar me investitorë, drejtues biznesesh dhe profesionistë të inovacionit e teknologjisë në Gjermani.

Ndalesa e parë do të zhvillohet më 23 nëntor, në Wirtschaftsclub Düsseldorf, ku pritet të marrinpjesë rreth 80 – 100 përfaqësues të komunitetit të biznesit, investitorë dhe profesionistë tëdiasporës. Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një nga rrjetet më të mëdha të biznesit të diasporës. 

Më 25 nëntor, Roadshow do të zhvendoset në Berlin, në ambientet e betahaus Kreuzberg, kupritet të mblidhen rreth 50 pjesëmarrës nga komuniteti i teknologjisë, inovacionit dhesipërmarrjes, si dhe përfaqësues të diasporës dhe Ambasadës së Shqipërisë, në Berlin.

Të interesuarit, për pjesmarrje, mund të regjistrohen këtu. 

Në qendër të dy aktiviteteve do të jenë prezantimet e gjashtë startup-eve shqiptare, të cilatoperojnë në fusha të ndryshme, nga turizmi dhe shëndetësia digjitale te siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rreziqeve.

Coastify, është një startup në fushën e teknologjisë së turizmit, që synon të lidhë biznesetturistike me vizitorët përgjatë bregdetit shqiptar. Platforma, e zhvilluar nga Rovigo Solutions, parashikohet të lançohet në vitin 2027.

THE NOT FIT, ofron një platformë digjitale për menaxhimin e palestrave, duke integruaranëtarësimet, rezervimet dhe pagesat, si dhe mjete të bazuara në inteligjencën artificiale përprograme të personalizuara stërvitjeje dhe ushqyerjeje.

SENTRIS, prezanton një zgjidhje teknologjike për analizimin dhe menaxhimin e rreziqeve qëlidhen me përmbytjet, zjarret dhe infrastrukturën, duke i shndërruar të dhënat në paralajmërimedhe rekomandime konkrete për veprim.

Tidda, një startup në fushën e shëndetit digjital, përdor inteligjencën artificiale për të mbështeturkujdesin ndaj pacientëve përmes asistentëve virtualë, monitorimit në distancë dhe analizës së tëdhënave shëndetësore nëpërmjet zërit.

NextInnovate, përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar organizatat dhe bizneset nëidentifikimin e mundësive të financimit, përgatitjen e projektpropozimeve dhe menaxhimin mëefikas të projekteve.

Qherence, ofron një platformë të sigurisë kibernetike që përkthen rreziqet digjitale në termafinanciarë, duke ndihmuar bizneset të përcaktojnë masat e duhura mbrojtëse në përputhje me buxhetet e tyre dhe kërkesat e rregulloreve evropiane DORA dhe NIS2.

Albanian Startups Diaspora Roadshow synon ta kthejë diasporën në një urë lidhëse mes ideveinovative që zhvillohen në Shqipëri dhe mundësive që ofrojnë tregjet ndërkombëtare. 

Startup-et shqiptare po shënojnë hapa të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke promovuarjo vetëm potencialin dhe arritjet e tyre, por edhe zhvillimin e një ekosistemi inovacioni që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rajon dhe më gjerë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x