15.7 C
Tirana
18 / 11 / 2026

“Mendoja se i kisha bërë të gjitha gabim”, Jennifer Lopez rrëfen krizën pas divorcit nga Ben Affleck

Jennifer Lopez ka folur për periudhën e vështirë emocionale pas ndarjes nga Ben Affleck, duke zbuluar edhe këshillën që mori nga psikoterapisti i saj në një moment kur mendonte se kishte bërë gjithçka gabim.

Në një intervistë të dhënë më 17 nëntor, këngëtarja 57-vjeçare u ndal te katër martesat e saj, duke pranuar se marrëdhëniet e kaluara i kishin mësuar shumë, por se i ishte dashur kohë për të kuptuar edhe gabimet dhe nevojat e veta.

Ajo tregoi se ndarja e fundit u kthye në një mundësi për të njohur më mirë veten dhe për të kuptuar se çfarë dëshironte nga jeta.

“Ndjeva se duhej të zbuloja se çfarë po bëja këtu. Ndihesha njësoj si kur lindën fëmijët e mi, por kishte ende disa pjesë të vetes që nuk i kisha kuptuar. Madje, ende nuk i kam kuptuar plotësisht. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë, jeta është e gjatë”, u shpreh ajo.

Lopez kujtoi edhe një bisedë me psikoterapistin e saj, të cilit i kishte rrëfyer se ndihej sikur kishte dështuar në gjithçka. Ai e këshilloi të mos ndalonte së zbuluari veten dhe të pranonte çdo anë të personalitetit të saj.

“Je ende kaq e re. Vazhdo përpara, zbulo veten dhe mëso të duash çdo pjesë tënden. Edhe ato anë që janë të pakorrigjueshme romantike”, i kishte thënë ai.

Këngëtarja shpjegoi se tashmë nuk e konsideron më natyrën e saj romantike si një dobësi. Përkundrazi, ajo e sheh si një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe krijimtarisë së saj.

“Kjo është pjesa ime artistike. Është ëndërrimtari brenda meje. Është njeriu që krijon gjithçka që kam mundësinë të krijoj. Është ana ime guximtare, ajo që del përpara 50 mijë njerëzve, kërcen dhe bën akrobaci drejtpërdrejt në skenë”, tha Lopez, duke shtuar me humor se një artist duhet të jetë paksa i çmendur.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për katër martesat e saj me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony dhe Ben Affleck. Kjo temë u bë sërish objekt humori gjatë një aktiviteti publik më 15 nëntor, kur një person nga publiku i tha se i kishin mbetur edhe gjashtë gishta, duke iu referuar numrit të martesave që mund të bënte ende.

Lopez shpërtheu në të qeshura dhe e cilësoi batutën si gjënë më qesharake që kishte dëgjuar ndonjëherë. Nga martesa me Marc Anthony, këngëtarja ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, të cilët janë 18 vjeç.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x