Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur krenarinë për shërbimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar bartjen e uniformës së saj si nderin më të madh të jetës.
“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e Thaçit.
Ai thekson se uniforma e UÇK-së dhe shërbimi në luftën çlirimtare është nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje.
“Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.

- Zogaj debat me Klosin për përjashtimin e Spiropalit, socialisti: Ai që kundërshton është më i mirë se ai që punon?! - 17/11/2026
- “Uniforma e UÇK, nderi më i madh i jetës sime”/ Thaçi mesazh krenarie: Është përparësi në çdo përballje… - 17/11/2026
- “Rama është edhe dielli, edhe rrufeja në PS”/ Lami: Asambleja tregoi kush vendos për fatin e gjithsecilit… - 17/11/2026