Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar diskutimet për statutin e PS-së dhe vendimmarrjen e fundit brenda partisë, duke mohuar se është shkelur statuti. E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një proces që është ende në diskutim në strukturat përkatëse dhe se vendimmarrja nuk është e plotë.
“Jo, nuk mendoj që u shkel statuti. Mendoj që në raport me këtë vendimmarrje, që akoma nuk është vendimmarrje e plotë, sepse çdo vendim ka të përcaktuara strukturat që e marrin atë dhe këtë e përcakton po statuti, është një gjë në proces që po diskutohet në strukturat përkatëse që ky statut përcakton. Kur të ketë një vendimmarrje, do të jetë edhe publike”, u shpreh deputetja.
E pyetur se çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura, Bylykbashi u shpreh se diskutimet që zhvillohen brenda partisë u përkasin anëtarëve të saj, ndërsa theksoi se pjesa tjetër e zhvillimeve të asamblesë u bë publike.
“Gjithë janë të njohur me zhvillimet e Asamblesë. Ajo që flitet brenda familjes qëndron brenda familjes dhe është një çështje që u takon anëtarëve të kësaj familjeje, ndërkohë që çdo gjë tjetër besoj se u bë publike për të gjithë. Asambleja ishte një moment për të filluar organizimin për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Ishte një moment shprehjeje dhe vendosjeje të piketave se në cilin moment ndodhet Shqipëria në raport me rrugëtimin e saj të integrimit europian”, deklaroi Bylykbashi.
- “Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në pah përçarjen - 17/11/2026
- Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet - 17/11/2026
- A u shkel statuti? Deputetja e PS tregon se çfarë u diskutua në Asamblenë e socialistëve - 17/11/2026