Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pas lajmit për vendosjen e tij në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian, duke e cilësuar atë si një person të përfshirë në propagandën ruse.
Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë shqiptare ka përdorur tone ironike ndaj Bowes, ndërsa e ka lidhur qëndrimin e tij kritik ndaj Shqipërisë me përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia”, shkruan Rama, duke e shoqëruar reagimin edhe me simbolin e një kllouni.
Kryeministri ka ngritur më tej pyetjen se përse Shqipëria është bërë objekt i qëndrimeve të Bowes, duke sugjeruar se kjo lidhet me afrimin e vendit drejt integrimit europian.
“Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shprehet Rama.
Më 16 nëntor 2026, Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi zyrtarisht vendosjen e sanksioneve ndaj Chay Bowes, i lidhur me median ruse RT International. Sipas BE-së, ai ka marrë pjesë në manipulimin e informacionit dhe përhapjen e narrativave që legjitimojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e hyrjes ose transitit në territorin e BE-së dhe ndalimin e vënies së fondeve në dispozicion të personave të sanksionuar.
- Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset… - 17/11/2026
- “Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios… “Je servil i padobishëm” - 17/11/2026
- BE sanksionon Chay Bowes, Rama reagon ashpër: Klloun i paguar nga Rusia! Po me Shqipërinë ç’pate? - 16/11/2026