Dy ndeshjet e fundit miqësore që Shqipëria kishte planifikuar jashtë datave zyrtare të FIFA-s, kanë përdhosur imazhin e përfaqësues kuqezi, e cila po përdoret vetëm për interesa personale të drejtuesve të FSHF-së.
Ashtu si miqësorja e pak javëve më parë me Arabinë Saudite ku u vendos që mos të transmetohej në asnjë televizion, e njëjta gjë do të ndodhë dhe me sfidën kundër Katarit që do të luhet me datë 9 nëntor në Spanjë.
FSHF-ja ka vendosur që të denigrojë imazhin e Shqipërisë duke iu nënshtruar urdhrave të kombëtares së Katarit, të cilat në këmbim të parave që i kanë dhënë FSHF-së për të pranuar të luajnë kundër tyre jashtë datave të FIFA-s, kanë caktuar dhe kushtin e mos transmetimit të ndeshjes për shkak se nuk duan të “dekonspirohen” në prag të nisjes së kampionatit botëror.
Ky është rasti i dytë ku tifozët kuqezi nuk do të kenë mundësi të shohin në televizion Kombëtaren e tyre, e cila fatkeqsisht është kthyer në një kombëtare në pronë të Armando Dukës.
Të vetmit që do e shijojnë këtë duel do të jenë përfaqësuesit e FSHF-së dhe të ftuarit e tyre.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026