Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se kryedemokrati është paraqitur në SPAK, pasi së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Ata e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit mbi një dënim në Greqi. Ndërkohë, kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e prokurorisë për dosjen “Partizani”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit - 12/11/2026
- Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka! - 12/11/2026
- Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm - 12/11/2026