18.6 C
Tirana
11 / 11 / 2026

Ndërron jetë në rrethana të paqarta ambasadori rus në SHBA, ishte emëruar nga Putin në vitin e shkuar

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse.

Darchiev ishte një diplomat me përvojë të gjatë, i njohur edhe për deklaratat e tij publike kritike ndaj Perëndimit.

Presidenti rus Vladimir Putin e kishte emëruar atë ambasador në Uashington në mars të vitit 2025, me misionin për të udhëhequr përpjekjet për afrimin diplomatik mes Moskës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Emërimi i tij dhe përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së kishin shkaktuar shqetësim në Ukrainë dhe në disa vende europiane, për shkak të ndikimit që një afrim i tillë mund të kishte në zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe në sigurinë europiane.

Deri më tani, Ministria e Jashtme ruse nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes së diplomatit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x