Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ishte i pranishëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ku dha opinionin projektbuxhetin 2023. Në fjalën e tij Sejko u shpreh se prioritet duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit ekonomik, ndërsa shtoi se Banka e Shqipërisë rriti gradualisht normën bazë të interesit.
Sejko deklaroi se rritja e ekonomisë shqiptarë pritet që të mbështete nga kërkesa për mallra dhe shërbime.
‘Rritja e ekonomisë shqiptare pritet që të mbështet nga kërkesa e brendshme për mallra dhe shërbime si dhe nga vijimi trendit rritës nga turizmi. BSH konstaton se konsolidimi fiksal bazohet në rritjen e peshës së të ardhurave tatimore ndaj PBB-së. Alokimin e fondeve shtesë dhe reduktimin e subvencioneve për sektorin e energjisë. 29% e PBB-së është me rritje me 9% kundrejt nivelit të pritur në vitin 2022.’– u shpreh Sejko.
Sejko deklaroi se BSH mbështet përpjekjen e qeverisë për rritjen e formalizimit.
‘Në mbështesim përpjekjen e qeverisë për rritjen e formalizimit, pasi përfitimet afatgjata i tejkalojnë kostot afatshkurtra. BSH vazhdon të përsërisë thirrjen për një shpërndarje më të mirë të shpenzimeve të vendit dhe jo vetëm në 4 mujorin e fundit të vitit.’– tha Sejko.
- TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë - 25/05/2026
- Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit - 23/05/2026
- TEATRI ËSHTË VENDI KU XHVISHEM NGA VETJA IME, LË JETËN TIME MËNJANË DHE JETOJ NJË TJETËR BOTË… - 17/05/2026