Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për paketën fiskale 2027, duke thënë se sot po flitet me dokumente pune të dala gjysma-gjysma sipas tij.
Rama paralajmëron se ditën e nesërme qeveria do të flasë për atë që Rama e konsideron miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama në Twitter.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026