Sipas sontazhit të fundit të “Gallup Internacional ballkan” mundësitë për fitore nga Iliana Jotova
janë 44.9%, kurse rivali i saj Andrej Gjurov është në nivelin 24.8%
Nga Selim Hoxhaj
Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë
Më 25 tetor 2026 bullgarët votojnë për president dhe zëvëndëspresident. Ndryshe nga Shqipëria, ku kreu
i shtetit zgjidhet nga Parlamenti, në Bullgari presidenti zgjidhet drejtpërdrejtë nga votuesit, së bashku me
zëvëndëspresidentin. Ja kush janë tre kandidatët kryesorë për president dhe zëvëndëspresident për
zgjedhjet që do të zhvillohen më 25 tetor2026. Kandidati i parë për president është Iliana Jotova me
zëvëndëspresident Kiril Valçev, ku Yotova ishte presidente nga janari 2026. Kandidati i dytë, Andrej
Gjurov me zëvëndëspresident Georgi Kandev ku Gjurov ka qënë kryeministër i përkohshëm në vitin
2026. Kandidati i tretë është Kostadin Kostadinov me zëvëndëspresident Petar Voglin, ku Kostadinov
është lider i partisë nacionaliste “Rilindja”, e njohur për qëndrimet proruse dhe per kundershtimin e
euros.
Të gjitha agjencitë e sontazheve i japin Iliana Jotovës një epërsi të madhe, ku ajo do të jetë presidentja e
ardhshme, presidentja e parë femër në historinë e Bullgarisë. Sipas sontazhit të kryer nga “Gallup
Internacional ballkan” në fund të shtatorit dhe fillim tetorit i japin Jotovës 44.9 %, Gjurovit 24.8% dhe
Kostadinovit 10.9%. Sipas sontazhit të “Trend”, Yotova ka 47.8%, Gjurov 24.6% dhe Kostadinov 9.7%.
Kurse “Alpha Research” jep keto përqindje: Yotova 44.5%, Gjurov 26.1% dhe Kostadinov 10.5%.
Kush është Iliana Jotova?
Iliana Malinova Jotova është kandidate për presidente në zgjedhjet e ardhshme më 25 tetor. Ajo u
propozua nga një Komitet Iniciatior së bashku me kandidatin për zëvëndëspresident Kiril Valçev.
Iliyana Jotova lindi më 24 tetor 1964. Në nëntor 2016, ajo u zgjodh Zëvendëspresidente e Republikës së
Bullgarisë me Presidentin Rumen Radev. Më 19 janar 2017, morën detyrën për një mandat pesëvjeçar.
Në nëntor 2021, Rumen Radev dhe Iliana Jotova u rizgjodhën për një mandat të dytë si Presidente dhe
Zëvendëspresidente.
Më 23 janar 2026, Iliana Jotova mori detyrën si kreu i shtetit të Bullgarisë, pasi Presidenti Rumen Radev,
më 19 janar njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra ku mori pjesë dhe fitoi në zgjedhjet parlamentare të muajit
prill 2026 dhe aktualisht është kryeministër.
Iliana Jotova u diplomua në Shkollën e 9-të të Mesme të Gjuhës Franceze “Alphonse de Lamartine”,
Sofje, dhe në Filologji Bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ajo u specializua në
Shkollën Kombëtare Franceze të Administratës (ENA- Ecole Nationale d’Administration) dhe në Qendrën
për Studime Evropiane, Strasburg. Ajo punoi si reportere, redaktore, prezantuese dhe drejtoreshë e
departamentit “Lajme dhe Ngjarje Aktuale” në BNT (1990-1997). Karrieren politike e ka zhvilluar në
Partinë Socialiste Bullgare. Ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare nga viti 2000
deri në vitin 2016. Ishte Kryetare e Delegacionit Bullgar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë dhe
Zëvendëskryetare e Delegacionit Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
(PACE).
Iliana Jotova ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian nga qershori i vitit 2007 deri në 2017. Si antare e
Parlamentit Europian ajo ka qënë Zëvendëskryetare e Delegacionit në Komitetin e Asociimit Parlamentar
BE-Moldavi; pjesë e Delegacionit për Marrëdhëniet me Vendet e Magrebit dhe Unionin Arab të Magrebit
(DMAG), Zëvendëskryetare e Delegacionit të PE-së në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-
Mali i Zi, si dhe Anëtare e Delegacionit të PE-së në Asamblenë Parlamentare të Unionit për Mesdheun.
Ajo është autore e raportit të parë të Parlamentit Evropian mbi Detin e Zi. Ndër temat kryesore mbi të
cilat punon si eurodeputet janë lufta kundër terrorizmit, mbrojtja e të dhënave personale, kriza e
refugjatëve, pranimi i Bullgarisë në zonën Shengen. Ai është autore e raporteve dhe propozimeve në
legjislacionin evropian për t’u përballur me krizën e migracionit. Në Komitetin për Zhvillimin Rajonal, ai u bë autori i raportit të parë të Parlamentit Evropian mbi politikën e kohezionit në rajonet malore. Ajo flet
frëngjisht. Ajo flet gjithashtu rusisht dhe anglisht. Është e martuar dhe ka një djalë.
Si zgjidhet presidenti?
Jane rregjistruar 27 cifte kandidatesh, numri i madh ne historine e zgjedhjeve te drejtperdrejta
presidenciale ne vend. Per te fituar ne raundin e pare nuk mjafton qe kandidati te marre mbi 50% te
votave te vlefshme. Duhet qe edhe pjesmarrja te jete mbi 50%. Nese keto kushte nuk plotesohen, ne 1
nendor 2026 mbahet balotazhi midis dy te pareve.
Sociologet presin me siguri nje raund te dyte . Arsyeja eshte pjesmarrja e ulet midis 2,3 dhe 2,4 milion
votues, rreth 36% e atyre qe kane te drejte vote. Megjithate fushata mund te sjelle befasi: Sipas “Alpha
Research”, rreth 30% e zgjedhesve mund ta ndryshojne vendimin diten e zgjedhjeve. Aty fiton ai qe
merr me shume vota, pa kerkese per pjesmarrje minimale. Mandati eshte 5 vjecar dhe presidenti mund te
rizgjidhet vetem nje here.. Kandidati duhet te jete shtetas bullgar nga lindja, te kete mbushur 40 vjec dhe
te kete jetuar ne vend gjate 5 viteve te fundit. Edhe bullgaret jashte vendit votojne. Jashte BE-se nje
qender votimi hapet kur paraqiten te pakten 40 kerkesa, ndersa diten e zgjedhjeve mund te votohet edhe
pa kerkese paraprake, duke plotesuar nje deklarate ne qendren e votiimit.
Mesazhet e Iliana Jotovës: Uniteti kombëtar, institucionet, mbështetje qytetarëve
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale më 25 tetor 2026, kandidatja presidenciale Iliana Jotova ka
bërë thirrje për “unitet kombëtar, dialog midis institucioneve dhe politikë aktive shtetërore në mbështetje
të qytetarëve”. Jotova theksoi nevojën për masa kundër varfërisë, përmirësimin e kujdesit shëndetësor
dhe arsimit, si dhe mbështetjen e familjeve të reja, fëmijëve dhe pensionistëve. Sipas Iliana Jotova,
“shteti duhet të krijojë kushte për zhvillimin e të rinjve dhe të kufizojë shpopullimin e vendbanimeve të
vogla”. “Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta nxjerrë Bullgarinë nga varfëria”, tha kandidatja
presidenciale Iliana Jotova në qytetin Vraca, më 16 tetor. Sipas saj,”një nga detyrat kryesore me të cilat
përballet vendi në buxhetin e ardhshëm është mbështetja e njerëzve më të varfër dhe më të prekshëm.
Edhe pse jemi në shekullin e 21-të dhe Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, rreth 30 përqind e
popullsisë jeton në varfëri”. Jotova e lidhi kapërcimin e varfërisë me zhvillimin e rajoneve individuale, dhe
konkretisht për Veriperëndimin, ku theksoi përmirësimin e infrastrukturës rrugore si hap të parë.
Iliana Yotova: Zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë
Lidhur me politikën e jashtme, Jotova theksoi nevojën për një “zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë
dhe një qëndrim më aktiv evropian”. Kandidatja presidenciale theksoi gjithashtu sigurinë e Detit të Zi dhe
mbrojtjen e interesave kombëtare bullgare. Në Vraca, kandidatja presidenciale komentoi si për luftën në
Ukrainë ashtu edhe për situatën në Detin e Zi. Yotova tha se Bullgaria duhet të ketë “zërin e saj të lartë
në fushën ndërkombëtare për paqen” dhe theksoi se lufta nuk mund ta zgjidhë konfliktin. “Nuk kemi
nevojë për luftë dhe unë dua vërtet të jem udhëheqësja bullgare dhe presidentja bullgar për paqen”, tha
Yotova. Ajo e përshkroi situatën në Detin e Zi si shqetësuese dhe të rrezikshme dhe theksoi nevojën për
masa sigurie, duke përfshirë mbikëqyrje më të madhe ajrore dhe satelitore dhe sisteme anti-dronë.
“Thashë se duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur në nivel ndërkombëtar dhe global për ta bërë
Detin e Zi një zonë të sigurt për lundrim”, tha Yotova, ne Burgas më 14 tetor. Sipas saj, deti duhet të
mbetet një vend për njerëzit. Deti i Zi duhet të vazhdojë të jetë një det për ne, popullin, për bullgarët, për
turistët, tha Jotova. Sipas saj, është e nevojshme edhe një përpjekje e përbashkët për sigurinë në rajon.
Ajo theksoi se Deti i Zi është pjesë e sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe globale, sepse
korridore të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore në botë kalojnë nëpër të.
Iliana Jotova mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Gjate karrierës së saj politike, kandidatja për presidente e Bullgarisë, Iliana Jotova ka zhvilluar disa vizita
në Shqipëri: konkretisht më 14 deri 16 nëntor 2017, me 14 deri 16 shtator 2023 dhe me 3 prill 2024. Gjatë
vizitave ajo është takuar me krerët më të lartë të shtetit si: presidentët Ilir Meta e Bajram Begaj, kryeparlamentarët Gramos Ruci e Niko Peleshi, kyeministrin Edi Rama dhe ka zhvilluar vizita në Kukës,
Elbasan, Shishtavec, Golloborde, etj. Ajo është shprehur për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë
midis Shqipërisë dhe Bullgarisë ashtu dhe për mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në
Bashkimin Evropian. “Shohim se nga BE ka vlerësime pozitive. Ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në
luftën kundër korrupsionit, në sistemin e drejtësisë si dy nga hapat më të rëndësishëm drejt anëtarësimit
në BE. Nënvizoj se Bullgaria nuk është ndalur asnjëherë duke mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE”,
ka deklaruar Jotova.



- Kur nxënësi zgjedh të ardhmen: si një gjimnaz i Tiranës i mësoi nxënësit të planifikojnë jetën, jo vetëm lëndët - 23/10/2026
- Bullgari: Zgjedhjet presidenciale më 25 tetor 2026/ Iliana Jotova me epërsi absolute për presidencialet - 22/10/2026
- Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua! - 22/10/2026