Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve.
Brozi u shpreh se ngjarjet e ditëve të fundit i shkaktojnë shqetësim shoqërisë shqiptare, duke kujtuar edhe episode të mëparshme të dhunës në historinë e vendit, si viti 1997 dhe ngjarjet e vitit 2011.
Ai akuzoi Berishën, duke e cilësuar si përgjegjës për nxitjen e dhunës në Shqipëri dhe duke pretenduar se ai financon personat që përdorin molotovë. Këto janë akuza të bëra nga Brozi në deklaratën e tij.
“Të drejtat e protestuesve, që kërkonin një reformë kushtetuese ku mandati të kufizohej në 2, e nxis parlamentin shqiptar ta miratojë këtë. Kërkonin reformë zgjedhore që populli të zgjidhte deputetët e tij.
Arkitekti i dhunës në Shqipëri ka qenë Sali Berisha, është zjarrvënësi edhe në këto situata, financon molotovistët. E ka provuar në gjithë historinë 30-vjeçare të vendit tonë. SPAK-u e lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit. Çdo veprim i SPAK-ut përçohet dhe merret si një nxitje për akte dhune nga elementë ekstremistë që mund të jenë në Shqipëri.”
- “Kurti, jep dorëheqjen!” / Thirrje për protestë më 1 nëntor në zemër të Prishtinës - 19/10/2026
- ‘Gënjeshtar’ dhe ‘bandit’, Lula e Bolsonaro përplasen ashpër në debatin politik në Brazil - 19/10/2026
- “Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën - 19/10/2026